Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 45, Jeta Rafuna, ka theksuar se Prishtina është zemra e LDK-së dhe se kjo po dëshmohet në çdo lagje të kryeqytetit, raporton GazetaBlic.
Ajo, së bashku me organizatën e degës së IV-të, ka prezantuar platformën politike të LDK-së në shkollën “Faik Konica”, ku është shpalosur “Rruga e Re”.
Rafuna ka theksuar se kjo platformë është ajo që Kosova ka nevojë dhe ka ftuar qytetarët të votojnë numrin 124 në zgjedhjet e 9 shkurtit për të siguruar fitoren dhe ndryshimin.