Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna, së bashku me bashkëpartiakë dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë qëndruar në Strellc të Deçanit ku kanë nderuar jetën dhe veprën e kolonel Tahir Zemajt në 22 vjetorin e vrasjes së tij.
Rafuna thotë se një takim i tillë ishte një moment reflektimi për sakrificat e mëdha që janë bërë për lirinë e Kosovës.
“Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj janë shembuj të pashlyeshëm të guximit dhe atdhedashurisë. Angazhimi im për një të ardhme më të mirë dhe të drejtë është i frymëzuar edhe nga këta heronj, dhe çdo hap i imi është i lidhur me nderimin e sakrificave të tyre” shkruan Rafuna në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Ajo thekson se angazhimi i saj për një të ardhme më të mirë dhe të drejtë është i frymëzuar edhe nga këta heronj.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të jem në Strellc të Deçanit, të prirë nga Kryeministri në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe kolegë tjerë të LDK-së, ku nderuam jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemajt në 22-vjetorin e rënies së tij.
Ky takim ishte një moment reflektimi për sakrificat e mëdha që janë bërë për lirinë e Kosovës. Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj janë shembuj të pashlyeshëm të guximit dhe atdhedashurisë.
Angazhimi im për një të ardhme më të mirë dhe të drejtë është i frymëzuar edhe nga këta heronj, dhe çdo hap i imi është i lidhur me nderimin e sakrificave të tyre.
#Jeta45 #LDK #LumirAbdixhiku