Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, me ç’rast ka folur për partinë e saj, shkruan GazetaBlic.
Përmes kësaj videoje, Rafuna thekson se LDK-ja është frymë e presidentit histroik, dr.Ibrahim Rugova, dhe sipas saj për 35 vjet, shtëpia jonë e madhe LDK ka qenë simbol i paqes, dinjitetit, shtetëndërtimit dhe rrugës evropiane.
Ajo tha se me kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku dhe programin “Rruga e Re”, ne po shpalosim një vizion për një Kosovë të re.
“Një Kosovë ku qytetari është në qendër të çdo vendimi. Prandaj, ju ftojmë dhe të na bashkoheni në këtë rrugëtim të madh, që rrrugën ta bëjmë bashkë”, tha tutje Rafuna.
Video e plotë:


