Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 45, Jeta Rafuna Hasani, ka përmbyllur vitin 2024 me një atmosferë festive në ngjarjen e Degës II të LDK-së në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Ajo falënderoi veprimtarët e degës për angazhimin dhe kontributin gjatë vitit, duke shprehur besimin se kjo bazë do të jetë çelësi i suksesit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rafuna theksoi se me Lumir Abidxhikun si Kryeministër, LDK-ja do të kthehet në pushtet dhe do t’i japë Kosovës udhëheqjen që i nevojitet.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, në një atmosferë festive përmbyllem vitin 2024 me degën e dytë të LDK-së në Kryeqytet.
Një falënderim i madh për të gjithë veprimtarët e degës për kontributin dhe angazhimin tuaj gjatë këtij viti!
Takimi i fundvitit na dha forcën dhe motivimin për ndryshimin e madh të 9 shkurtit në mënyrë që ta kthejm LDK-në aty ku e ka vendin dhe Kosovës t’i japim një Kryeministër si Lumir Abdixhiku.
E si gjithmonë, baza të jep legjitimitet dhe forcë drejt fitores, ashtu siç më dha mua mbrëmë dega e dytë.
#Lumir2025
#Jeta45 #LDK