Kandidatja e LDK-së për deputete, Jeta Rafuna, e cila mban numrin 45 në këto zgjedhje, tha se Fushë Kosova dëshmoi ringritjen e LDK-së, raporton GazetaBlic.
Rafuna përmes një shkrimi në “Facebook” tha se modelin i LDK-së për qeverisje është dëshmuar edhe në Fushë Kosovë, nga kryetari Burim Berisha,
“Në këto zgjedhje Kosovës po i ofrojmë platformen politike më të mirë dhe do t’i japim Kryeministrin e ri, Dr. Lumir Abdixhiku”, shkruan tutje Rafuna.
Postimi i plotë:
Fushë Kosova si gjithmonë edhe mbrëmë ishte thjesht fantastike 🔥
Kjo fushatë po dëshmon qartë ringritjen e LDK-së, rikthimin si në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Modeli ynë qeverisës është dëshmuar edhe në Fushë Kosovë për shumë vite me kryetarin Burim Berisha, andaj edhe ka qenë dhe mbetet bastion i fuqishëm.
Në këto zgjedhje Kosovës po i ofrojmë platformen politike më të mirë dhe do t’i japim Kryeministrin e ri, Dr. Lumir Abdixhiku.