Trajneri i njohur kosovar, Rafet Prekazi beson se problemi i Ballkanit është që ndeshjet në bari natyral nuk po arrin të praktikojë lojën e tyre.
Prekazi thekson se Ballkani ka skuadër fantastike, por nuk po luan mirë në ndeshjet me bari natyral, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk i di problemet brenda. Ata kanë një skuadër shumë të mirë. Ballkani nuk ka lënë shumë përshtypje edhe vitin e kaluar, në ato fusha ku është bari natyral, ka dallim në fushat artificiale dhe natyrale. Sa i përket ndeshjes sot, kam vërejt tek lojtarët e Ballkanit një nervoz të madhe. Tek shumica e tyre, jo tek një apo dy. Çdo faul kanë reaguar shumë. Dakut po i mungon freskia e duhur”, tha Rafet Prekazi në “Arena Sportive”.
/GazetaBlic Sport


