Spanjolli Rafael Nadal siguroi kalimin në finalen e turneut të Melburnit këtë të shtunë, duke mposhtur finlandezin Emil Ruusuvuori.
Nadalit i nevojiteshin dy sete për të mundur kundërshtarin e tij, 6-4 dhe 7-5, përcjell GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen finale Nadal do të përballet me amerikanin Maksim Kresi, lojtari i 112-të në botë, i cili mposhti me rezultatin 7-5 dhe 7-6 (11-9) bullgarin Grigor Dimitrov.
“Është një rikthim shumë i rëndësishëm, fillimi i një sezoni të ri këtu në Australi është shumë i rëndësishëm. Duhet të bëj më mirë, por pas kaq kohësh është normale”, tha Nadal, i cili rikthehet pas një dëmtimi të gjatë.
/GazetaBlic Sport/


