Sporti

Rafael Nadal nuk dorëzohet, rikthehet përsëri në fushat e tenisit

01/23/2024 15:14
nga:Mergim Rreci

Tenisti spanjoll dhe fituesi i 22 titujve të Grand Slam-it, Rafael Nadal është planifikuar të kthehet në fusha tenisi muajin e ardhshëm në turneun e tenisit në Doha.

Organizatorët e turneut ATP 250 në Doha, i cili fillon më 19 shkurt, kanë publikuar përshkrimin e pjesëmarrësve, përcjell GazetaBlic Sport.

Aty u shfaq edhe emri i 37-vjeçarit spanjoll, i cili anuloi paraqitjen e tij në Australian Open për shkak të dëmtimit për shkak të një çarje muskulore që pësoi në turneun në Brisbane, ku u kthye në garë pas një pauze të gjatë.