Sporti

Rafael Nadal – Nick Kyrgios, ja kur zhvillohet gjysmëfinalja në “Wimbledon”

07/06/2022 22:00
nga:Mergim Rreci

Rafael Nadal ka siguruar gjysmëfinalen në Wimbledon.

Tenisti spanjoll ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Taylor Harry Fritz, shkruan GazetaBlic Sport.

6-3, 5-7, 6-3, 5-7, 6-7 ishte rezultati i përgjithshëm i këtij takimi, me ndeshjen që zgjati rreth 4 orë e 30 minuta.

Nadal do të takohet me Nick Kyrgios në gjysmëfinale, me ndeshjen që zhvillohet të premten në ora 14:30.