Rusi Daniil Medvedev u kualifikua këtë të premte, për të dytin vit radhazi, në finalen e Australian Open, turneut të parë Grand Slam të sezonit, duke mposhtur në gjysmëfinale Stefanos Tsitsipas.
Pas humbjes në finalen e 2021 nga serbi Djokovic, Medvedev, numri dy në renditjen botërore, mundi tenistin grek, i katërti në hierarki, 7-6 (7-5), 4-6, 6-4, 6-1, në një lojë që zgjati dy orë e 30 minuta, përcjell GazetaBlic Sport.
Fituesi i US Open-it të fundit do të përballet me spanjollin Rafael Nadal, i pesti në botë, në finalen e Melburnit.
The return of @DaniilMedwed ??
The world No.2 is back in the #AusOpen men’s singles final, defeating Stefanos Tsitsipas 7-6(5) 4-6 6-4 6-1.
?: @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis #AusOpen • #AO2022 pic.twitter.com/wHpouY2PTk
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 28, 2022
/GazetaBlic Sport/


