Rafael Nadal ka thënë se ndihet i shkatërruar fizikisht, pas, siç e përshkroi ai, fitores më të papritur në karrierë në finale të Australian Open kundër Daniil Medvedev të dielën.
Nadal, numër 6 në botë, u rikthye nga 0:2 në sete për të fituar 3:2, 2-6 6-7 (5-7) 6-4 6-4 7-5, në mënyrën më epike të mundshme kundër numrit dy të botës nga Rusia, të dielën në Melbourne.
Ky ishte titulli i 21-të grand slam, që është rekord, për tenistin spanjoll.
Vitin e kaluar, Nadal kishte frikë se karriera e tij kishte marrë fund, për shkak të një lëndimi në këmbë.
“Nëse i shikon të gjitha gjërat, mbase kjo ishte fitorja më rikthimin më të madh në karrierën time”, tha Nadal.
“Në gjashtë muajt e fundit luftova vërtet shumë për t’u kthyer në fushë. Kam pasur çaste shumë, shumë të vështira”, shtoi ai.
Në mungesë të të dëbuarit Novak Djokovic dhe të të lënduarit Roger Federer në Melbourne, Nadali e ka bërë një hap para tyre në listën e lojtarëve me më së shumti titujt të fituar grand slam.
“Natyrisht se është e mahnitshme ta arrijë edhe një grand slam tjetër në këtë kohë në karrierën time. E di q është një numër i veçantë, 21”, shtoi ai.
Duke folur për betejën epike me tenistin rus, Nadali theksoi: “Ka qenë një natë shumë emocionale. Jam i shkatërruar fizikisht, sinqerisht. Nuk mund të mendoj shumë. Nuk i mbaj në mend shumë çaste nga kjo ndeshje”.


