Sporti

Rafael Nadal eliminohet nga raundi i dytë i Australian Open, e mposht amerikani Makenzie McDonald

01/18/2023 08:27
nga:Lorik J

Nadal, i cili ka fituar 22 Grand Slam, humbi në raundin e dytë të Australian Open nga Mackenzie McDonald, një tenist amerikan që kurrë nuk ka marrë pjesë në Top 40 në renditjen botërore.

Mackenzie McDonald mposhti Rafael Nadalin me rezultat 6-4, 6-4, 7-5 në raundin e dytë të Australian Open, duke eliminuar favoritin kryesor pas dy orësh e 32 minutash, përcjell GazetaBlic Sport.

Në 4-3 në setin e dytë, Nadal pati dhimbje me një dëmtim të kofshës së majtë. Në 5-3, kampioni në fuqi u largua nga fusha me një fizioterapi për një timeout mjekësor, por nuk u dorëzua dhe luajti deri në fund.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e nisa atë ndeshje”, tha McDonald. “Mendova se po luaja shumë mirë, po shërbeja mirë, po kthehesha mirë gjithashtu”.

/GazetaBlic Sport