Rafael Nadal është rikthyer për të komentuar situatën e Novak Djokvocit, i cili po përballet me dëbimin nga Australia për herë të dytë për shkak të problemeve me vizat.
“Unë e respektoj atë, por edhe nëse nuk jam dakord me gjërat që ai ka bërë në dy javët e fundit. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan, mirë, nëse nuk luan do të jetë një turne i madh, me ose pa të”, u tha ai gazetarëve këtë të shtunë, përcjell GazetaBlic Sport.
Djokovic, i cili është në paraburgim dhe shpreson për një vendim të dielën, është përfshirë në shortin e turneut dhe është në pjesën e kornizës që fillon të hënën.
Viza e tij u refuzua sërish të premten, por autoritetet australiane ranë dakord të pezullonin deportimin derisa gjykata të vendosë për anulimin e vizës.
/GazetaBlic Sport/


