Sporti

Rafael Louzan, presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Spanjës

12/16/2024 15:21
nga:Lorik J

Rafael Louzan është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF).

Zgjedhjet vijnë vetëm pesë ditë pasi FIFA konfirmoi se Spanja do të jetë një nga gjashtë vendet që do të organizojnë Kupën e Botës 2030 së bashku me Marokun dhe Portugalinë.

Louzan, 57 vjeç, ka qenë anëtar i komitetit ekzekutiv të RFEF që nga dhjetori 2019, mundi të vetmin kandidat tjetër, Salvador Gomar.

Mandati zgjat katër vjet.

/GazetaBlic Sport