Sporti

Rafael Leao vlerësohet nga kapiteni: “Ai mund ta fitojë Topin e Artë”

03/28/2024 08:04
nga:Lorik J

Milani është në vendin e dytë në Serie A, 14 pikë prapa Interit, por Davide Calabria është i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë derbin në fund të prillit, pavarësisht se është mjaft larg nga rivalët e tyre në tabelë.

“Është ende herët për të folur për ndeshjen e dytë me Interin. Ka ndeshje para kësaj, por ne duam t’i fitojmë të gjitha, që të mos ndodhë që ata të fitojnë titullin në derbi”, tha ai në një intervistë për Radio Serie A.

Kapiteni italian vlerësoi gjithashtu Rafael Leao, të cilin e konsideron se ka potencial për t’u bërë lojtari më i mirë në botë: “Nëse bëhet më i vetëdijshëm për talentin e tij, ai mund të bëhet numri një në botë. Mendoj se ai është i denjë për Topin e Artë. Në nivel fizik, me këto karakteristika, nuk shoh shumë tjerë si ai”

Ky është sezoni i katërt për portugezin në tokën italiane dhe sezoni i tretë radhazi në të cilin ai ka arritur të paktën 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport