Sporti

Rafael Leao: “Performanca e Milanit nuk është në nivelin e duhur”

02/13/2025 09:06
nga:Lorik J

Rafael Leao pranon se Milani nuk kishte të njëjtin guxim dhe agresion si Feyenoord, kështu që performanca e tyre nuk ishte në nivelin e një play-off të Champions League.

Milan u mposht minimalisht nga Feyenoord me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne nuk kishim të njëjtin guxim dhe agresivitet që kishte Feyenoord”, rrëfeu Leao për Amazon Prime Video Italia.

“Nuk ishim në nivelin e kësaj ndeshjeje. Edhe unë pata një mundësi në pjesën e parë që nuk munda ta shfrytëzoja sa më shumë.

“Tani duhet të shkojmë në shtëpi, të pushojmë dhe të shohim se çfarë nuk bëmë sot. Ndeshja e kthimit është në San Siro para tifozëve tanë, ndërsa Feyenoord është i ndihmuar vërtet nga tifozët vendas. Nuk ishte një paraqitje e mirë, ne duhet të studiojmë se çfarë shkoi keq”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport