Sporti

Rafael Leao: ‘Interi më kërkonte, por i refuzova – Milani është njëqind herë më i mirë’

09/23/2025 11:04
nga:Lorik J

Rafael Leao nuk do të jetë i disponueshëm sonte në mbrëmje për ndeshjen Milan-Lecce në Kupën e Italisë për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi portugez ka qenë jashtë fushave që nga 17 gushti, gjatë ndeshjes kundër Barit, gjithashtu në Kupën e Italisë, por ka optimizëm se ai do të shërohet në kohë për ndeshjen e së dielës kundër Napolit.

Ndërkohë, “Rafa” foli në podcastin Say Less, duke zbuluar se çfarë ndodhi në verën e vitit 2019 kur ai mbërriti në Milan:

“Isha gati të shkoja te Interi, çmenduri. Drejtori sportiv i Lille, red më tha: ‘Rafa, jemi gati të të shesim te Interi’. Unë thashë jo. Kisha bërë shumë mirë atë sezon dhe doja të qëndroja edhe një vit për t’u përmirësuar edhe më shumë dhe për të rritur besimin tim për sfidën e ardhshme. Por ai më tha jo, se duhej të më shiste, se ishte një mundësi e shkëlqyer për mua, për ta, sepse ishin shumë para. Por i thashë Interit jo.”

Kur Milani trokiti, Leao nuk hezitoi:

“Kalojnë një, dy, tre javë dhe drejtori sportiv kthehet tek unë dhe thotë: Milani është i interesuar për ty. Unë thashë: po, Milani po, nëse vijnë me një ofertë, do ta pranoj. Dy ditë më vonë ai u kthye dhe tha: ata kanë bërë një ofertë, dikush dëshiron të flasë me ty, ishte Maldini në një video-thirrje. Paolo më tha: ‘duhet të vish, ne jemi gati të të pranojmë. Unë pranova, nuk mund të thoja jo.”

Më në fund, Leao shtoi një deklaratë vendimtare: “Midis Milanit dhe Interit, Milani njëqind herë.”

/GazetaBlic Sport