Milani do të përballet me Atalantën, të shtunën, në Bergamo, pa Rafael Leao.
Portugezi tashmë është rikuperuar nga lëndimi muskulor që pësoi më 11 nëntor, kundër Leçes, por Stefano Pioli preferoi ta ruante atë për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Të mërkurën e ardhshme italianët do të shkojnë në Angli për t’u përballur me Newcastle, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Champions League, duke ditur se vetëm një fitore, e kombinuar me humbjen e PSG-së në Dortmund, do ta çojë skuadrën në fazën e 16-të të garës dhe pikërisht për këtë ndeshje Pioli e do Rafael Leão në 100%.
/GazetaBlic Sport/


