Sporti

Rafa Leao nuk do të jetë në formacionin titullar të Milanit për ndeshjen ndaj Empolit

04/07/2023 09:26
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao mund të mbetet jashtë formacionit titullar të Stefano Piolit për ndeshjen e sontme ndaj Empolit.

Portugezi vjen pas një paraqitje fantastike kundër Napolit të dielën, duke i dhënë fund një thatësire golash që kishte zgjatur disa muaj, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, 23-vjeçari “nuk është në 100%” si rezultat i përpjekjeve të tij të palodhura fundjavën e kaluar dhe mund të mbetet jashtë formacionit titullar sonte.

Në mungesë të Leaos, Pioli ka të ngjarë t’i besojë Ante Rebicit të startojë në krahun e majtë të sulmit të Milanit, i cili nuk ka startuar në ligë që nga humbja 2-1 ndaj Fiorentinës më 3 mars.

/GazetaBlic Sport/