Pasi mungoi këtë sezon, Rafael Benitez është gati të kthehet në karrierën e tij si trajner. “Marca” pohon se kampioni i Evropës me Liverpoolin do të drejtojë AEK e Athinës nga sezoni i ardhshëm.
AEK do të ndahet nga argjentinasi Matias Almeida pas përfundimit të sezonit dhe është në kërkim të një zëvendësuesi, dhe Benitez duket më afër marrjes së drejtimit të “verdhëzinjve”.
Raportohet se Benitez kohët e fundit pati një takim me drejtorin sportiv të AEK-ut, Javier Ribalta, i cili i paraqiti ide për sezonin e ardhshëm.
AEK do të përfitonte nga përvoja e Benitezit. Spanjolli, ndër të tjerë, ka udhëhequr gjigantë në karrierën e tij: Realin, Liverpoolin, Valencian dhe Napolin.
Trajnerët spanjollë kanë lënë një gjurmë serioze në futbollin grek për vite me radhë. Kjo prirje u nis nga Ernesto Valverde, i cili fitoi tre tituj dhe dy kupa me Olympiacos.
/GazetaBlic Sport


