Sporti

Rafa Benitez bëhet me skuadër të re, rikthehet në La Liga

06/23/2023 17:47
nga:Mergim Rreci

Është gjetur pasardhësi i Carlos Carvalhal në krye të skuadrës të Celta de Vigo.

Rafael Benítez, 63 vjeç, u zyrtarizua si trajneri i ri i skuadrës së Vigos, në një rikthim në futbollin spanjoll, tetë vjet pas kalimit të tij nga Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Është rikthimi në aksion i Benítez-it, klubi i fundit i të cilit ai ka qenë trajner ishte Everton, në 2021/2022.