Lajme

Radoniqi takohet me ambasadorin francez: KQZ ka evidentuar ndryshimet në çështje të caktuara të procesit zgjedhor

07/19/2023 10:44
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim edhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Kryetari Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guérot se aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore, proces ky i domosdoshëm pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Për këtë qëllim, ai bëri të ditur se KQZ ka evidentuar ndryshimet në çështje të caktuara të procesit zgjedhor.