Lajme

Radoniqi: Deri tani kanë votuar mbi 273 mijë votues!

11/09/2025 15:39
nga:Y I

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e radhës për media.

Kryetari i Komisionit, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 15:00 kanë votuar 273 mijë e 666 votues apo 20.78%.

Ndërsa sa i përket persona me aftësi të kufizuara, ai tha se të njëjtit mund të asistehen deri në kabinën e votimit por jo edhe për të votuar raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/