Eksperti i Sigurisë, Avni Islami ka folur për paralajmërimin e fundit të kryeminsitrit Kurti ku tha se Milan Radojçiq po përgatit sulm tjetër në veri të Kosovës.
Islami në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani demantuan të gjithë edhe për sulmin e 24 shatorit ku mbeti i vrarë, Afrim Bunjaku, oficer i Policisë së Kosovës.
“Aksioni terrorist i 24 shtatorit dhe vrasja e policit të Kosovës ka vënë në pah se paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Osmani, i demantuan jo vetëm të tjerët, por edhe opozitën bashkë me ndërkombëtarët të cilët në njëfarë mënyre e neglizhuan thirrjen e Kurtit që grupet e organizuara terroriste janë të interesuara që ta destabilizojnë veriun e Kosovës”, tha Islami.
Islami shton se Kurti dhe Osmani në vazhdimësi informohen nga AKI-ja se çfarë mund të ndodhë dhe deklartat e tyre flasin shumë.
“Unë besoj që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani e cila në fillim paralajmëroi një gjë të tillë, duke pasur parasysh që Agjencia kosovare e Intelegjencës i raporton, kanë informata të hollësishme se çfarë mund të ndodhë”, tha Islami.
Sipas Islamit nga një shtet si Serbia gjithçka mund të pritet, por sipas tij, institutcionet e sigurisë janë të përgatitura mirë që mos të lejojnë një Banjska të dytë.
“Unë jam i prirë që pasi më 24 shtator i demantoi të gjithë, se një shtet siç është Serbia me një retorikë nacionaliste e fashiste dhe me zgjedhjen e Vuçiqit përsëri, gjithçka mund të pritet. Por, besoj se institucionet e sigurisë së Kosovës bashkë me ato ndërkombëtare janë të përgatitur që mos të lejojnë një Banjska të dytë”, tha Islami për GazetaBlic.