Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për pjesëmarrjen e Radoiçiq në takim me Vuçiqin, raporton Gazeta Blic
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Radoiçiq i cili është i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.
Miftaraj ka thënë se BE, Borrell e KE nuk mund t’i mbyllin sytë dhe të tolerojnë që që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Radoiçiq prapë në takim krah për krah me Vuçiqin.
Radoiçiq i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.
Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.


