Sporti

Radhën e ka Kosova, “Dardanët” në Bukuresht për ndeshjen ndaj Rumanisë

09/11/2023 16:09
nga:E K

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugën për në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Dardanët tanimë kanë arritur në kryeqytetin rumun, ku janë akomoduar para përballjes së nesërme me Rumaninë.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të mbajë stërvitjen e fundit para kësaj përballje, ku trajneri Primoz Gliha dhe një futbollist do të dalin edhe në konferencë për shtyp.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në muajin shtator në transfertë në Rumani, pasi në të parën, të shtunën mbrëma, barazoi 2-2 me Zvicrën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të martën në orën 20:45.