Sot rreth orës 08:17, policia në Prizren gjatë patrullimit në rrugën Prizren-Gjakovë, ne fshatin Piranë ka identifikuar kundërvajtësin me inicialet Q.TH. i cili me mjetin transportues bëri tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.
RadariMobil ka incizuar kundërvajtjen e shkaktuar.
Organet e rendit i kanë shqiptuar kundërvajtësit fletëparaqitje për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.
Policia e Kosovës në njoftim apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.