Lajme

Rada Trajkoviq – Gjuriqit: Fotografinë e ka bërë dikush nga rrethi yt i ngushtë për të diskredituar

03/10/2024 13:50
nga:G C

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka reaguar ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

Kjo pasi u publikua një fotografi ku Gjuriq ishte në takim privat me Milan Radojçiq, kreu i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë një polic.

Gjuriq ka akuzuar autoritetet e Kosovës për këtë, por Trajkokoviq i ka thënë se “kjo fotografi mund të lëshuar në qarkullim nga rrethi i tij i ngushtë”.

Kjo me qëllim që ta diskreditojnë në kohën kur po raportohet se Gjuriq do të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë.

“Marko, pa asnjë qëllim të keq dhe pa diskutim, i cili është i gëzuar për këtë foto, por vetëm dikush nga mjedisi juaj mund ta bënte dhe ta kishte nxjerrë në publik. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”, të dielën.

Marko Gjuriq reagon pasi iu publikua fotografia me terroristin Milan Radojiçiq: Nuk e fsheh e as nuk kam turp