Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se lidershipi aktual në Kosovë, duhet të gjejë forcë për të krijuar unitet dhe një plan të përbashkët për integrimin e veriut, në koordinim me SHBA-të dhe BE-në, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo pjesë duhet të lirohet nga këto grupe kriminale dhe se Kosova nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.
Postimi i tij i plotë:
Lidershipi aktual në Kosovë, në këto ditë kritike të përballjes me “milicinë fashiste” në veri, duhet të gjejë forcën për të krijuar unitet dhe një plan të përbashkët për integrimin e pjesës veriore, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në. Ajo pjesë të vendit duhet të lirohet nga këto grupe kriminale dhe kontrabandiste. Kosova është e të gjithëve por nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.


