Lajme

Raci: Uroj që NATO t’ia hapë dyert Kosovës për anëtarësim

07/09/2024 11:16
nga:G B

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se uron që NATO t’i hapë derën Kosovës për anëtarësim, duke zotuar fillimin e partneritetit për paqe, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka thënë kur po shënohet 75 vjetori i themelimit të NATO-s.

Postimi i tij i plotë:

Në këtë 75-vjetor të themelimit të NATO-s, që shënohet me samitin e rëndësishëm që fillon sot në SHBA, duhet bërë e qartë Serbisë dhe Rusisë se në Ballkan nuk kanë mundësi të bartin një pjesë të konfliktit nga Ukraina, siç u synua vitin e kaluar në Banjskë dhe siç po synohet përsëri. Uroj që sot, Aleanca Veri-Atlantike t’i hapë derën Kosovës për anëtarësim duke zotuar fillimin e Partneritetit për Paqe.