Lajme

Raci thotë se Rusia përmes Serbisë po synon destabilizimin e Ballkanit

12/22/2023 19:51
nga:N K

Analisti politik, Gazmir Raci në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se Kosova është aleat i rëndësishëm i aleancës veri atlantike në Ballkan.

Sipas Racit, Rusia përmes Serbisë po tenton të destabilizojë Ballkanin.

“Kosova mbetet aleat i rëndësishëm dhe i palëkundur i aleancës veri atlantike në Ballkanin Perëndimor. Që nga dita e parë politika e jashtme dhe e sigurisë u rreshtua në krahë të perëndimit me rastin e invazionit rus në Ukrainë. Shqiptarët nuk kanë tjetër aleancë përveç kësaj me SHBA-të dhe Evropën perëndimore. Është tepër e rëndësishme që së bashku t’i bëjmë ballë tendencave ruse që përmes Serbisë synohet destabilizimi i Ballkanit”, ka thënë Raci.

Ai tutje ka thënë se Kosova po pret një përgjigje pozitive nga BE-ja.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit e ka treguar qartë rolin dhe synimet e Serbisë ndaj shtetit te Kosovës. Por Serbia ende nuk u ndëshkua, ajo vazhdon të luaj me dy karta dhe për shkak të sigurisë kolektive, paqes se qëndrueshme te stabilitetit është me rëndësi të qartësohet perspektiva euroatlantike nga BE dhe NATO ndaj Kosovës. Kosova po kërkon dhe pret përgjigje pozitive për partneritetin për paqe dhe statusin e vendit kandidatë gjate vitit 2024”, ka thënë Gazmir Raci për GazetaBlic.

Osmani: Ngurrimi për ta pranuar Kosovën në NATO e BE i jep mundësi destabilizimit të rajonit