Lajme

Raci: Sipas disa burimeve diplomatike, plani franko-gjerman nuk është i pafavorshëm për Kosovën

11/02/2022 08:18
nga:G B

Raci ndan elemente nga plani franko-gjerman, thotë se aty thuhet shprehimisht që palët do ta respektojnë integritetin e njëra-tjetrës.

Me këtë sipas tij, vdes një herë e përgjithmonë ideja e korrigjimit të kufirit.

Kosova ecën sigurt drejt NATO-s, BE-së dhe OKB-së.

Më tej shton se SHBA-të dhe BE-ja janë në koordinim të plotë mes tyre dhe e kanë përkrahjen e plotë të Britanisë dhe aleatëve tjerë perëndimorë.

Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum dhe ta mbyllë marrëveshjen që duket se do t’i jap fund konfliktit shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.