Lajme

Raci: Serbia po përkdhelet ende nga perëndimi!

05/10/2024 13:01
nga:N K

Analisti politik Gazmir Raci në një prononcim për Gazeta Blic, foli në lidhje me deklaratën e Kurtit se antarësimi në KIE po kushtëzohet me Asociacionin

Ai tha se kërkesa e kushtëzimit nuk ka kaluar as në mbledhjën e asamblesë parlamentare në KiE.

“Asociacioni nuk ishte kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës. Kjo kërkesë e kushtëzimit nuk ka kaluar as në mbledhjën e asamblesë parlamentare në KiE”, deklaroi ai.

Raci tha se Kosova nuk ka pse të mos pranohet sepse ka insistuar vazhdimisht për nënshkrim të marrëveshjeve.

“Kosova ka pranuar zbatimin e gjitha marreveshjeve te Brukselit permes zotimeve qe i kane deponuar me heret ne KiE pas anetaresimit. Kosova nuk duhet te mos pranohet sepse nuk kemi rruge tjeter perpose integrimeve euroatlantike”, tha ai.

“Nuk nuk po luajm sikur Serbia, jemi partner serioz dhe të sinqert. Kosova poashtu ka insistuar në vazhdimësi per nënshkrim të marrëveshjeve duke pas parasysh rolin destruktive të Serbisë ndër vite në dialogun e Brukselit”, vazhdoi ai.

I njëjti tha se Serbia vazhdon ende të përkdhelet nga perëndimi.

“Serbia edhe pse vazhdon te bashkepunoje ngusht me Rusin dhe Kinen ajo ende po përkëdhelet nga perendimi. Kjo nuk i ndihmon paqes e stabilitetit ne Ballkanin perendimorë” deklaroi analisti, Gazmir Raci, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.