Lajme

Raci: Raporti i DASh-it shqetësim të madh e ka sistemin tonë të drejtësisë

05/07/2024 23:19
nga:Sh R

Opinionisti Gazmir Raci, thotë se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, problem del të jetë sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Edhe në këtë raport që është për 2023-tën, që nga viti 2019 problem vazhdon të jetë rasti i ish-ministrit Rikallo, dhe raporti kryesisht atakon sistemin tonë të drejtësisë i cili nuk ka mundur t’i japë zgjidhje atij rasti deri tash”, u shpreh Raci në Rubikon.

Ish-ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ishte dënuar me tre vjet burgim, vitin e kaluar. Ai ishte shpallur fajtor për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.