Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se pret që Bashkimi Evropian të jetë më i ashpër në raport me Serbinë.
Në një lidhje në Klan Kosova, ai ka thënë se në takimin e sotëm me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u pa se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm për planin franko-gjerman.
“Është më rëndësi që palët u kthyen përsëri në takime me shefat e shteteve kryesore të BE-së. Sidomos në këtë rast me presidentin francez i cili është edhe sponzorizues i planit franko-gjerman”.
“Besoj që Kosova në këtë rast ka argumentuar qëndrimet e saja sa i përket planit në fjalë. Ndërsa e pashë deklaratën e Vuçiqit, i cili u duk shumë nervoz në takimin që kishte me Macronin”.
Sipas tij, kjo lë të kuptohet se plani nuk është i favorshëm për Serbinë.
“Por, Vuçiq gjithmonë më ato lojërat e tij politike, tentonte edhe sot që të thoshte se ky nuk ka thënë po ose jo, por u pa qartë se Serbia nuk është e gatshme as për këtë plan”.
“Në këtë rast, është mirë që Kosova mori pjesë dhe shpresoj si i ka argumentuar të gjitha qëndrimet për atë dokument në mënyrë që të dihet qartë se kush është sabotues i dialogut të Brukselit”.
“Nëse kthemi prapa 10 vjet, Serbia edhe pse është pajtuar gjithmonë për marrëveshje të ndryshme, ajo përsëri ka sabotuar dialogun deri në këtë masë ku jemi tani sepse ka luajtur me kartën e partneritetit që ka me Rusinë”.
“Pres që BE-ja të jetë më e ashpër tash e tutje ndaj Serbisë me kërkesën që Serbia duhet definitivisht ta qartësojë politikën e saj të jashtme”.


