Lajme

Raci: Policët në veri po e shkelin edhe “Deklaratën e Lojalitetit”

11/06/2022 16:57
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se policët në veri po e shkelin edhe “Deklaratën e Lojalitetit” që e kanë nënshkruar para se të punësohen në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas atij dokumenti, ata obligohen ligjërisht që t’i shërbejnë vetëm Republikës së Kosovës dhe t’i binden vetëm ligjeve të saj.

Raci ka shtuar se Serbia po e nulifikon dialogun 11 vjeçar.

Postimi i tij i plotë:

Policët në veri po e shkelin edhe “Deklaratën e Lojalitetit” që e kanë nënshkruar para se të punësohen në Policinë e Kosovës. Sipas atij dokumenti ata janë obliguar ligjërisht se do t’i shërbejnë vetëm Republikës së Kosovës dhe t’i binden vetëm ligjeve të saj, duke mos pranuar asnjë pagë tjetër përveç nga Buxheti i Kosovës dhe asnjë urdhër nga jashtë.

Serbia po e nulifikon dialogun 11 vjeçar.