Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se biznesmeni i pasur serb, Bogolub Kariç, i lindur në Pejë dhe ish financuesi kryesor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, do të hapë një qendër të madhe tregtare në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Blic.
Ai këtë e ka kundërshtuar, derisa ka thënë se Peja nuk harron dhe se ky qytet ka vuajtur shumë nga Millosheviqi e Kariqët.
Postimi i tij i plotë:
Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë!
Peja ka vuajtur shumë nga Millosheviqi e Kariqët: vrasjet, pengjet, të zhdukurit, bombardimet, djegiet, e mijëra të larguar me dhunë. Çarshia u bë shkrumb e hi. Peja nuk harron, dhe Kariqët nuk kalojnë! #Peja #Drejtësi


