Lajme

Kelmendi pas vizitës së Lajçak: Vazhdimisht ka punuar për intetesat e shtetit serb!

12/06/2022 12:28
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar vizitën e Lajçak zhvilluar sot në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Raci tha se tashmë duket që përfundimisht po fillon faze e diskutimeve për marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca.

“Duket që përfundimisht Brukseli po fillon fazën e diskutimeve për marrveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca. Eshtë me rëndësi që Lajçak e përmendi po ashtu marsin si afat kohor për këtë çështje. Po konfirmon atë që Kosova e ka thënë që deri në mars të kemi një zgjidhje për këtë fazë të dialogut. Po ashtu duket që Brukseli nuk është i interesuar që top-tema të jenë çështjet teknike por marrëveshja e propozuar nga gjermanët dhe francezët dhe po ashtu mund të flasin edhe për çështjet që kanë mbetur të hapura”

“Zotit Lajçak i duhet një mbështetje e fortë nga SHBA-të, Gjermani dhe Franca sepse vetëm nuk mund ta qojë këtë proces deri në fund dhe do të duhej që krahas vizitës së tij të kemi edhe vizita të larta edhe nga SHBA-të, Franca dhe Gjermania që ta mbështesin Lajçak për me shkur tek marrëveshja sa më shpejt” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”

I ashpër në kritika pas vizitës së Lajçak në Prishtinë, ka qenë profesori universitar Muhamet Kelmendi.

Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Lajçak vazhdimisht ka punuar për interesat e shtetit serb.

“Borrel dhe Lajçak e duan Kosoven pa shtet ne tavolinë të diaogut me shetin serb. Lajçak është personalitet që vazhdimisht ka punuar dhe tash angazhohet për intetesat e shtetit serb. UE ka bërë gabim të rëndë duke caktuar dy politikanë që vijnë nga shtetet që janë kundër shtetit të Kosoves, për të ndermjetesuar me shtetin serb. Kurrë me këta të dy ndermjetes nuk do te zgjidhen raportet midis Kosoves dhe Serbisë”

Kelmeni tutje ka deklaruar se edhe Borrel edhe Lajçak e duan Kosovën pa status të zgjidhur.

“Edhe Borrel dhe edhe Lajqak e duan Kosoven pa status të zgjidhur. Për ta Kosova është në tavolinë të dialogut me shtetin serb për të zgjidhur statusin final.Ata nuk e pranojnë shtetin e Kosovës në status përfundimtar.Shteti i Kosovës kurrë nuk është përmendur nga Borrel dhe as nga Lajçak. Çdo here kemi takime midis Kosoves pa status me shtetit serb, ky eshte adresimi” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar ditën e sotme në Prishtinë ku është takuar me kryeministrin Kurti raporton Gazeta Blic.

Lajçak ka theksuar se në këtë takim është diskutuar për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri dhe çështjen e energjisë.

“Duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai.

Shefi i Politikës së Jashtme, Josef Borrel, ka deklaruar sot se në Kosovë në Kosovë e Serbi është dorëzuar versioni i fundit i propozimit, por nuk tregoi se çfarë përmban ky propozim.

“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në serbi e kemi dorëzuar verisonin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell raporton Gazeta Blic.

 

/Gazeta Blic/

Lajçak: Nuk dua të flas për afate se kur mund të arrihet një marrëveshje finale

Borrell për dialogun Kosovë-Serbi: Është dorëzuar versioni i fundit i propozimit