Lajme

Raci: Nuk kemi ku me i ikë moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronave

03/11/2024 22:05
nga:G B

Opinionisti Gazmir Raci, thotë se nuk mund t’i iket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronave.

Ai theksoi se arsyeja është sepse janë shtjerrë të gjitha procedurat.

“Sa kam kuptuar unë ndaj asaj gjendje, është Komuna e Deçanit përgjegjëse. Sepse prona është në kuadër të pronës që i takon Komunës së Deçanit”, tha gjithashtu ai.

“Për mua ky proces në përgjithësi ka disa shqetësime, që e kanë përcjellë gjithë debatin për çështjen e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016”, shtoi Raci në Rubikon.