Lajme

Raci: Momenti për hapjen e ‘Urës së Ibrit’ ka qenë para shumë vitesh, tani mund të thuhet vetëm që jemi vonë!

08/03/2024 12:58
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, ka reaguar në lidhje me çështjen e ‘nxehtë’ të momentit, hapjen e ‘Urës Së Ibrit’.

Raci tha se plani i BE-së i vitit 2016 për zbatimin e marrëveshjes së vitin 2015 për Urën e Mitrovicës, thotë se ura do të hapet për këmbësorë dhe vetura në të dy drejtimet.

“Hapja do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë dhe do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së veriut dhe jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim.Ura do të hapet për këmbësorë dhe vetura në dy drejtimet” shkruan Raci.

Ai tutje thotë se momenti për hapjen e ‘Urës së Ibrit’ ka qenë para shumë vitesh dhe se tashmë mund të thuhet vetëm që Kosova është vonë.

Reagimi i plotë: