Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar ‘planin evropain’ të Asociacionit prezantuar një javë më parë nga emisarët evropianë në Prishtinë.
Megjithëse kryeministri Kurti i tha ‘PO’ këtij plani, presidenti serb Vuçiq refuzoi të nënshkruante.
Por çfarë pritet t’i sjellë gjithë kjo kryeministrit Kurti në aspektin e politikës së brendshme?
Në lidhje me çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gazmir Raci.
Raci tha se në vazhdimësi kjo ka qenë kërkesa për kryeministrin Kurti dhe e njëjti tashmë e pranoi atë, pra “Marrëveshjen e 2013”.
Ai tha se ky është një ndryshim pozitiv i kryeministrit Kurti që ka pranu obligimet që ka marrë Kosova në aspektin ndërkombëtar, me i zbatu.
“Ne të gjithë i kemi kërkuar Kurtit me e pranu Asociacionin, me i pranu obligimet që kanë dalë nga Brukseli dhe Kurti ka pranu ‘Marrëveshjen e 2013’ që është marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Imagjino të kishte insistu ai me e zhbë atë marrëveshje çfarë debati do të kishte ndodhë në Kosovë. Kështu që është mirë, është një ndryshim i madh që ka ndodhë tek Kurti që ka pranu që obligimet që ka marrë Kosova në aspektin ndërkombëtar me i zbatu, asgjë më shumë” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.
Ai tutje tha se Kurti ka qenë kundër Asociacionit njëetnik të 2015 që Gjykata Kushtetuese e ka rëzu.
“Kurti ka qenë kundër Asociacionit njëetnik, dhe 2015 ka qenë e tillë për një Asociacion një etnik por Gjyakata e ka rrëzu. Kështu që Kurti mbetet tek Marrëveshja e 2013 që është obligim ndërkombëtar i Kosovës” deklaroi analisti Gazmir Raci për “Gazeta Blic”.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dekalruar se Drafti i Asociacionit i propozuar nga emisarët evropianë dhe amerikanë, një javë më parë, është munduar të bëhet në përputhje me Kushtetutën.
“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës” ka deklaruar kryeparlamentari Konjufca raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Konjufca: Drafti i ri i propozuar për Asociacionin, goxha më ndryshe prej atyre që i kemi kritikuar


