Lajme

Raci: Kosova i ka bërë hapat për shtensionim të situatës në veri, BE t’i heqë masat

09/05/2023 10:28
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Kosova i ka bërë hapat për shtensionim të situatës në veri, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Macron ka folur për çështje më të rëndësishme se sanksionet dhe për ndëshkime të mundshme ndaj Serbisë.

Raci ka shtuar se BE-ja duhet t’i heqë masat ndaj Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kosova i ka bërë hapat për shtensionim të situatës në veri. Presidenti Macron ka folur për çështje shumë më të rëndësishme sesa sanksionet. Ai foli po ashtu për herë të parë edhe për ndëshkimet e mundshme ndaj Serbisë. Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen.