Pas deklaratës së Kryeministrit Kurti ku thotë që masat e vendosura nga BE-ja po na dëmtojnë, analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se është interes jetik për gjithë rajonin e Ballaknit që plani Franko-Gjerman, të zbatohet ashtu siç janë dakrduar edhe në Ohër.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, po ashtu tha se Serbia insiston që zbatimi i atij plani të jetë vetëm për pjesët që janë në inters të politikës së saj të destabilitetit, sidomos tek insistimi për themelimin e asociacionit.
Tutje ai shtoi se kjo gjë nuk duhet lejuar të ndodh sepse e gjithë marrëveshja duhet të zbatohet sipas renditjes së çështjeve dhe koherencës së tyre.
“Është interes jetik për gjithë rajonin e Ballkanit perendimor që Plani Franko-Gjerman të zbatohet ashtu siq janë dakorduar edhe në Ohër për aneksin e tij. Serbia insiston që zbatimi i atij plani të jetë vetëm për pjesët që janë në interes të politikes së saj të destabilitetit sidomos tek insistimi për themelimin e asociacionit. Kjo nuk duhet lejuar të ndodh sepse e gjithë marrëveshja duhet zbatuar sipas renditjes së çështjeve dhe koherencës së tyre”, tha Raci për Gazeta Blic.
Ai gjithashtu thotë se komuniteti ndërkombëtarë duhet të ketë kujdes në raport me Serbinë sepse asnjë shtet në Ballkan, nuk mund të jetë peng i Serbisë.
“Komuniteti ndërkombëtarë duhet të ketë kujdes në raport me Serbinë sepse asnjë shtet në Ballkan nuk mund të jetë peng i Serbisë duke pritur në pafundësi nëse ajo do të ndrroj retoriken dhe kursin e politikës së jashtme dhe të sigurisë karshi Federatës Ruse”, shtoi Raci për Gazeta Blic.


