Lajme

Raci: Këto janë dy çështjet që morën zgjidhje dje në Bruksel!

11/24/2022 12:29
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Gazmend Raci, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur dje në Bruksel për targat.

Raci tha se e rëndësishme në këto momente është se siguria e vendit nuk është më në rrezik dhe se plani franko gjerman do të rikthehet në tavolinë.

“E rëndësishme ne këto momente është që dy çështje kryesore kanë marrë zgjidhje. E para siguria e vendit e cila nuk është më në rrezik sepse është sfidu shumë në 48 orët e fundit dhe e dyta është se plani franko-gjerman do të rikthehet në tavolinë me afatet për t’u diskutuar” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.

Raci foli edhe në lidhje me kthimin e serbëve në Veri në institucione.

Ai tha se duhet të veprohet siç e parasheh ligji.

“Nëse kryetarët e komunave dhe asambleistët kanë dhënë dorëheqje ata duhet të shkojnë në zgjedhje, nëse ata që kanë dalë nga drejtësia kanë dhënë dorëheqje dhe u janë pranuar dorëheqjet nga institucionet përkatëse atëherë aty ligji e përcakton qartë si duhet të veprohet dhe besoj duhet të shkohet në hapjen e pozitave të reja. Nese atyre nuk u janë pranuar dorëheqjet atëherë ato mund të rishikohen” tha Raci.

Dje në Bruksel u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave.

Kjo u konfirmua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së  Josep Borrell.

“Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave”, ka shkruar dje Borrel.

Por sot në seancë plenare kryeministri Kurti deklaroi se kryediplomati i BE-së, Josep Borrel ka ndryshuar deklaratën dhe se mbrëmë nuk ka patur marrëveshje për targat por dakordim.

“Nuk është marrëveshje. Është një dakordim, e jo marrëveshje. Ne nuk kemi ndryshu qëndrim. Borel ka ndryshua deklaratën. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat”, deklaroi Kurti në Kuvend raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kurti: Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat

“Marrëveshja e targave, marrëveshje dorëzimi/ Asociacioni nuk duhet të plotësohet si kusht për kthimin e serbëve në institucione”