Lajme

Raci: Ka pasur faktorizim të Listës Serbe në Kosovë, asnjë qeveri nuk formohej pa të

04/18/2024 22:13
nga:Y I

Analisti politik, Gazmir Raci ka thënë se me themelimin e Listës Serbe në Kosovë, ka pasur faktorizim të saj në vendin tonë, sa asnjë qeveri e jona sipas Racit, nuk ka mundur të formohej pa atë.

Kështu deklaroi Raci në Rubikon.

“Kur është themeluar Lista Serbe në Kosovë, Aleksandar Vuqiç ka ardhë edhe i ka bë fushatë në Kosovë, me krejt qeverinë me krejt Parlamentin, edhe ne shumë pak kemi dalë me mbrojt, Nenad Rashiqin e partitë tjera në Kosovë”, tha Raci.

“Kemi pasur përzierje të kreut më të lartë të shtetit të Serbisë në Kosovë, dhe kemi pasur faktorizimin e Listës Serbe në maksimum, saqë nuk kishte qeveri në Kosovë që nuk mund të bëhej pa Listën Serbe”.