Lajme

Raci: Je “in” po i urove fat liderit të Ukrainës por assesi t’i urosh për mirë udhëheqësit e Kosovës për dialog

08/18/2022 15:42
nga:G B

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se je “in” nëse i uron fat liderit të Ukrainës, por që kur vjen puna te Kosovës, nuk bën t’i urojnë për mirë udhëheqësit e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në Bruksel po flitet për Kosovën dhe madje në tavolinë me Borrell, Lajçak e Vuçiq që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Je në modë e “in” nëse i uron fat liderit të Ukrainës. Edhe bon hashtag e zemra, flamuj. Po kurrqysh s’bon me i uru për mirë ndonjë udhëheqësi të Kosovës! Edhe pse për Kosovën po flitet atje  Në një tavolinë ku as Borrell, as Lajçak e as Vuçiq nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.