Lajme

Raci: Gabim i opozitës të mos shkohet në takim me kryeministrin

05/12/2024 20:27
nga:N K

Analisiti politik Gazmir Raci, në një prononcim për GazetaBlic u deklarua rreth refuzimit të opozitës për t’i shkuar Kurtit në takim. Ai e quajti gabim nga ana e tyre mos shkuarjën në takim me Kurtin.

“Është gabim që opozita nuk po shkon në takim me kryeministrin, sepse e ka një mundësi të mirë me diskutu për fazën e re nëpër të cilat po kalon Kosova, dhe sidomos për kërkesat që i ka edhe opozita  për zgjedhjet e parakohëshme”,tha ai.

Tutje Raci tha se aty ekziston një mundësi e mirë diskutimi rreth mazhorancës.

 “Aty është një mundësi e mirë me diskutu edhe me pa sa a është mazhoranca e gatshme për këto zgjedhje apo jo”, përfundoi analisti politik Gazmir Raci.

 

/GazetaBlic/