Lajme

Raci: Edhe me miqtë ka diskutime të vështira, raportet me SHBA-të nuk janë lëkund asnjëherë!

03/13/2024 12:55
nga:Y I

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar gjatë ditës së sotme me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, raporotn Gazeta Blic.

Ai e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Escobar raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me një deklaratë të tillë për Osmanin dhe pse nuk pati takim sot me kryeministrin Kurti, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gazmir Raci.

Raci tha marrdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë cënuar asnjëherë pasi janë janë marrdhënie mes dy kombeve, kombit shqiptar dhe kombit amerikan.

“Mendoj se marrdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve janë marrdhënie mes dy kombeve, kombit shqiptar dhe kombit amerikan, që janë ndërtu në periudha të vështira të historisë tonë, janë marrdhënie që janë ndërtu shumë më herët dhe nga tjetër lidership dhe natyrisht që ato marrdhënie nuk janë cënu asnjëherë deri tani”

Raci tutje tha se komunikimet dhe bashkëpunimet janë pjesë e jetës së përditshme dhe s’e ka diskutime të vështira edhe me miqtë.

“Tani këto bashkëpunimet, komunikimet, koordinimet janë pjesë e punës së përditshme, natyrisht që ka edhe diskutime të vështira edhe me miqtë, nuk është jeta e lehtë sa me miqtë”

“Kryesorja është që marrdhëniet nuk janë lëkund asnjëherës mes SHBA-ve dhe Kosovës sepse janë ndërtu në kohë lufte, agresioni, dhunës dhe gjenocidit të Serbisë andaj ato janë të qëndrueshme. Natyrisht që ka sfida globale për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe Kosova në këtë rast është duke u sfidu rëndë nga ndikimi rus përmes Serbisë” deklaroi Raci në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Escobar e cilëson të rëndësishëm hapin e Kosovës për Manastirin e Deçanit