Lajme

Raci e përshkruan vendimin për Manastrin e Deçanit si më të vështirin për Kurtin

03/14/2024 22:03
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, vlerëson se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për dhënien e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, është bërë në momentin e duhur.

Sipas tij ky vendim nuk është më i vështrimi i marrë nga Kosova, por nga Kurti po.

“Kurti e ka thënë se është vendim që nuk i ka pëlqyer, por është në interesin e shtetit, mosprishjes së aleancave strategjike. E ka bërë një veprim që sado që është i keq për ekonominë, banorët e Deçanit, e ka shtyrë Kosovën një hap tutje”, ka thënë Raci në Rubikon të Klan Kosovës.

“Nuk mendoj se ka pasë ndonjë vendim më të vështirë. Tash e ka edhe dialogun një sfidë tjetër”.