Sporti

Rabiot vendos për të ardhmen, po shkon te rivali i PSG-së?

09/16/2024 08:41
nga:E K

Mesfushori i Kombëtares së Francës, Adrien Rabiot është afër të bëhet me klub të ri.

29-vjeçari është pa klub qysh nga muaji korrik, ku u largua nga Juventusi.

Por, Fabrizio Romano raporton se mesfushori francez tani e ka zgjedhur klubin e ri dhe pritet të jetë Marseille.

Rabiot pritet të nënshkruar me skuadrën e De Zerbit, që po vazhdon me rezultate pozitive këtë edicion të Ligue 1.

Rabiot e njeh shumë mirë ligën e Francës, pasi më parë kishte luajtur për dy klube, si PSG-ja dhe Toulouse.